Kështu pritet të duket Liga e Parë e Kosovës me sistem të ri për edicionin 2020-2021

0
Gjigandi

Liga e Parë e Kosovës do të ketë një format tjetër dhe pritet të zgjerohet me 20 skuadra!

Sipas informacioneve që kemi, nga burimet zyrtare, sot në FFK komisionet përkatëse kanë biseduar për sistemin e ri të garave në Ligën e Parë të Kosovës. Jo Liga e Parë t’i ketë 16 skuadra por 20!

Liga e parë të ndahet në dy Grupe, Grupi A dhe grupi B me nga 10 ekipe dhe parashikohet të luhet me sistem të trefishtë, gjithsej 27 ndeshje për edicionin 2020-2021, ky është sistemi siç parashikohet dhe pritet brenda pak ditëve të merret vendimi final me këtë sistem apo një sitëm pak më ndryshe.  

Gjasat janë që të ndahet në Grupin A dhe Grupin B, por gjithçka vendoset në ditët e ardhshme. Ndërsa Superliga dihet që do t’i ketë 10 ekipe dhe me sistem të katërfishtë, gjithsej 36 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu