Këshillat që duhen ndjekur për të mbajtur në kontroll presionin e gjakut

0
Këshillat që duhen ndjekur për të mbajtur në kontroll presionin e gjakut
Gjigandi

Ka shumë gjëra në rutinën tuaj që mund të ndryshoni në mënyrë që të kontrolloni presionin e lartë të gjakut. Ushqyerja e shëndetshme, ushrimet fizike si edhe ndryshimi i zakoneve të përditshme, ju ndihmon që të mos keni nevojë për medikamente që të mbani presionin e gjakut aty ku duhet të jetë.

Më poshtë gjeni disa këshilla që ju ndihmojnë të kontrolloni presionin e gjakut.

Mbani një dietë të shëndetshme dhe të pasur: Ju mund të ulni presionin e gjakut duke ngrënë shumë drithëra, fruta, perime dhe bulmet me pak yndyrë. Gjithashtu edhe ushqime të pasura me proteina dhe fibra. Shmangni pijet me sheqer, mishin e kuq dhe ëmbëlsirat.

Bëhuni aktiv: Ushtrimet fizike ju ndihmojnë të ulni presionin e gjakut dhe të humbni peshë. Synoni të bëni të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë. Provoni gjëra të tilla si ecja e shpejtë, çiklizmi, noti ose kërcimi.

RonaTyra

Merrni më shumë kalium: Presioni i gjakut ka të ngjarë të jetë më i lartë nëse nuk merrni mjaftueshëm këtë lëndë ushqyese. Një banane mesatare ka rreth 420 miligramë. Spinaqi, fasulet, domatet, portokalli, kosi dhe patatet e ëmbla janë gjithashtu të pasura me kalium.

Mbani në kontroll stresin: Stresi ndikon në presionin e gjakut, veçanërisht nëse e trajtoni atë duke ngrënë shumë ushqime të pashëndetshme, ose duke pirë cigare ose pije. Gjeni mënyra për të përballuar stresin, si meditimi, joga ose frymëmarrja e thellë.

Reduktoni alkoolin: Pirja e tepërt e alkoolit mund të rrisë presionin e gjakut. Nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e gjakut, alkooli ndikon në funksionimin e tij.

Flini mjaftueshëm: Gjatë fjetjes presioni i gjakut ulet. Gjumi i mjaftueshëm është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe venave të gjakut. Shumica e njerëzve kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë./ WebMD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu