Kërkonte me çdo kusht fitoren, atleti amerikan bëhet “Supermen”

75

Kur e dëshiron fitoren me patjetër, je i aftë të bësh çdo gjë. Kjo gjë ka ndodhur me atletin amerikan, Tucker.

Ky i fundit po merrte pjesë në garën e 400 metrave me pengesa për konferencën juglindore.

Në vijën para finishit, ai ishte në një linjë me garuesin tjetër Rober Grant.

Në këtë moment Tucker vendos të bëjë një veprim që askujt nuk i shkonte në mendje.

Ai është hedhur në ajër dhe e ka kaluar me trup vijën e finishit.

Pamjet filmike po bëjnë xhiron e rrjetit dhe ai është konsideruar si një supermen.

Ai është shprehur për ESPN:

I kisha sytë e mbyllur, më pas i hapa përpara finishit. Hapa sytë, pashë vijën e finishit dhe vendosa t’i jap një përqafm. Dhashë gjithçka nga vetja ime. U ndjeve sikur po zhytesha në ujë, duke përdorur të gjthë trupin.
You might also like
Comments