Këngëtari u inspirua dhe çoi në televotim 3 banorë, fituesi i ‘Big Brother Kanada’ i dërgon mesazh Luizit

0
Gjigandi

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar në rrjetet sociale pasi këngëtari Luiz Ejlli, zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Ai ka postuar në Instagram foton e Luizit duke vlerësuar strategjinë e tij me një mesazh.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në “Big Brother VIP” dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

Jacobs ka pësuar rritje të madhe në “Instagram”, duke shkuar nga 14 mijë në 28.5 mijë ndjekës në më pak se 24 orë.

Shpesh Luizi është shprehur gjatë qëndrimit të tij brenda BBV se ai ka ndjekur disa edicione të këtij formati në versionin kanadez por jo vetëm dhe se ka marrë “mësime” prej tyre për të luajtur.

RonaTyra

Por mbrëmjen e të martës, pas leximit të zarfit të zi që e penalizonte atë, Luizi u shpreh se kishte bërë qëllimisht plan për të komunikuar me Kristin dhe Armaldon në tualet, në mënyrë që ata të tre të shkonin përballë njëri tjetrit në televotim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu