Keçi: Dy pikët e humbura mund të na kushtojnë

0
Gjigandi

Është mbyllur takimi i parë i javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Vushtrria dhe Flamurtari janë ndarë pa fitues në ndeshjen që u mbyll 2-2, rezultat ky që nuk i konvenon mysafirëve nga Prishtina në luftën për mbijetesë.

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keqi është shprehur se pikët e humbura mund t’i kushtojnë klubit të tij me rënie nga elita e futbollit vendor.

“Katër lojtarë të ekipt të parë munguan sot ndaj Vushtrrisë, ndaj kishim probleme me menaxhim të lojës” – tha ai për SSK, , shkruan Insporti. “Patëm rastet tona, nuk ditëm të menaxhojmë lojën duke pranuar gola të thjeshtë. Futbolli është i paparashikueshëm mirpo 2 pikët e humbura këtu mund të na kushtojnë në luftën për ekzistencë” – tha ai.

Me këtë barazim Flamurtari arrinë në kuotën e 37 pikëve, 6 më shumë se Trepça 89 e cila ndodhet në pozitën e fundit që të dërgon në kategorinë e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu