Katar 2022/ Kush ngre trofeun fiton 40 mln euro nga FIFA, shpërblimet për çdo skuadër

0
Gjigandi

Shpërblimet e fiksuara nga FIFA shkojnë në 440 milionë dollarë, më të lartat në histori për një Kupë Bote. Skuadra që fiton, do të arkëtojë rreth 40 milionë euro, si kurrë më parë në Botërorë.

Totali i shpërblimeve është 440 milionë dollarë, sipas asaj që ka bërë me dije vetë FIFA. Në raport me edicionin 2018, kur Kupa e Botës u zhvillua në Rusi, kemi të bëjmë me një rritje 20% të shpërblimit nga ana e ‘qeverisë’ së futbolli botëror.

Shpërblimi i caktuar nga FIFA për vendin e 4-t është 23.7 milionë. Vendi i tretë përfiton 25.6 milionë, kurse dy skuadrat që shkojnë në finale do të marrin nga 30 milionë. Për skuadrën që ngre lart trofeun pastaj shpërblimi kap shifrën 40 milionë euro.

Për Marokun ka zbritur në fushë edhe mbreti Mohamed VI. Kur kombëtarja e tij u kualifikua për në Katar 2022, ai dha 91 mijë euro për çdo lojtar. Çfarë do të bëjë tani që Maroku po shkruan historinë, duke shkuar deri në gjysmëfinale? Stafi dhe lojtarët presin një tjetër shpërblim nga Mohamed VI.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu