Karantina shtoi orët e qëndrimit para ekranit. Ja se si të shpëtojmë…

0
Gjigandi

Sapo keni fikur televizorin apo kompjuterin, shikoni telefonin tuaj dhe mund të qëndroni aty për orë të tëra pa e kuptuar se kështu po dëmtoni veten. Shumë prej nesh janë bërë më të lidhur me telefonin dhe kompjuterin, sidomos pas gjatë kësaj pandemie.

Të shpenzoni shumë kohë në telefon mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj fizik dhe mendor, kështu që nëse mendoni se nuk keni çfarë të bëni tjetër më të mirë gjatë izolimi, këtu janë disa nga gjërat më të mira që mund të bëni për të pasur një jetë të shëndetshme.

Bëni pushim

Nuk ka “sasi fikse” se sa kohë qëndrimi në telefon apo në kompjuter është i shëndetshëm. Por nuk mund të qëndrosh me orë të tëra, sepse kjo mund të ndryshojë cilësinë e jetës tuaj.

Chetna Kang një psikiatër në Njësinë e Shëndetit Mendor të Spitalit Nightingale, thotë se duhet të bëjmë pushim çdo një orë që qëndrojmë në kompjuter. Kjo për shkak se të punosh për periudha të gjata në kompjuter mund të tendosë sytë, duke shkaktuar dhimbje koke dhe parehati.

RonaTyra

“Teknologjia mund të bëhet një mënyrë e thjeshtë për t’u shpërqendruar. Duke bërë pushime, ju po i vendosni një rregull për të mbrojtur veten dhe miqëqenien tuaj psikologjike,” shpjegoi ai.

Identifikoni shkaktarët tuaj

Pse përfundojmë në telefonat, tabletat apo në televizorë për orë të tëra? Nëse i përgjigjeni kësaj pyetjeje, Dr. Kang thotë se mund të përparoni në qëndrimin e shëndetshëm dhe qëndrimin në televizor dhe telefon për një kohë të gjatë.

Për të shmangur atë, Kang këshillon të identifikoni shkaktarët tuaj gjëra të tilla si mërzitje, acarim ose një lloj shqetësimi. Në vend që të drejtoheni në televizor po telefon, bisedoni me dikë se cili është problemi, shkruani një letër në lidhje me të ose gjeni një alternative që ju stimulon të jeni të qetë.

Planifikoni kohën që qëndroni në tabletë, televizor apo telefon.

Ashtu si me çdo gjë që bëjmë, planifikimi mund të shërbejë edhe për qëndrimin në telefon. Kang thotë që të caktoni kohë gjatë ditës ku nuk jeni afër telefonit apo televizorit, ju ndihmon.

Aktivitetet fizike pa pajisje elektronike.

Në kohët para koronavirusit, ju mund të takonit një mik pas punës ose të shkonit për darkë, sepse nuk donit të qëndronit në televizor apo telefon. Por kjo padyshim nuk është më e mundur. Në vend të kësaj, ju mund të kaloni nga laptopi drejt e në PlayStation ose Netflix pasi të përfundoni punën.

Kang shpjegon se është e rëndësishme që pas punës të bëni aktivitete që nuk përfshijnë televizionin apo telefonin. Shumë prej nesh e dinë se si duket jeta pa këto pajisje pavarësisht nëse koha me familjen apo leximi i një libri është më mirë se kaq. Ju mund të merrni një vendim për bërë diçka tjetër pas punës, si të gatuarit ose të shkoni për vrap. Kang shpjegon se kjo është e mirë edhe për shëndetin tonë fizik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu