Karamuço: Nuk janë marrë masa për rrjedhjen e të dhënave

0
Karamuço: Nuk janë marrë masa për rrjedhjen e të dhënave
Gjigandi

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar raportin e

“Amnisty Internatiol”

për Shqipërinë.

Ai tha se në shtete serioze këto raporte cilësohen shumë të rëndësishme, madje studiohen dhe merren plane masash.

Sipas tij një nga pikat më të nxehta të raportit ishte dalja e të dhënave personale, për të cilën sot ende nuk ka asnjë përgjegjës. Sipas tij në raportin e “

RonaTyra

AI” thuhet se për rrjedhjen e të dhënave personale ende nuk janë marrë masa nga ana e institucioneve, ku një nga masat do të ishte ndryshimi i numrave të “ID

“, pasi sot të gjithë shqiptarët dinë të dhënat personale të njëri-tjetrit.

“Janë fokusuar në disa ngjarje të ndodhura në vitin 2021. Raporti i Ai është shumë i rëndësishëm, në vendet e BE merret dhe studiohet6 për të nxjerrë plane masash, reflektohet në të gjitha politikat ndërkombëtare. Ata e kanë nisur me vjedhjen e të dhënave personale, kjo çështje vazhdon të hetohet, madje u tha se mund të ketë lidhje me një oligark rus, por dhe kjo çështje po hetohet. Aty flitet për ID, a do të ndryshohet ID se ne dimë të dhënat personale të njëri-tjetrit, po ashtu dhe për targat e makinave. Ata e kanë lënë ende si problematikë.  Ata e shikojnë si shkelje të të drejtës private”,

tha Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu