Kanye West rikthehet në Instagram dhe paralajmëron bashkëpunimin me McDonald’s

0
Kanye West rikthehet në Instagram dhe paralajmëron bashkëpunimin me McDonald’s
Gjigandi

Ish-i i Kim Kardashian, Kanye West, është rikthyer në Instagram.

Reperi 44-vjeçar u pezullua nga Instagrami në mars pas sulmeve të tij ndaj Pete Davidson, Kim Kardashian dhe një postimi racist që synonte Trevor Noah.

West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në ‘Ye’ në vitin 2021, po thyen heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’i bërë të ditur njerëzve se çfarë po përgatit e që është një dizajn i ri për McDonald’s.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Reperi ishte i heshtur në mediat sociale pas divorcit të tij nga Kim Kardashian, turpërimit publik të Pete Davidson dhe atij kundër Trevor Noah.

Megjithatë, të hënën, më 23 maj, reperi i “Jesus Is King” ka bërë një postim që përmban një kuti McDonald’s në formë katrore që duket si një hamburger.

Foto: Getty Images

Siç mund të shihet imazhi në postim është thjesht një kuti burgeri që përmban një grafik hamburgeri minimalist me mbishkrimi të artë sipër.

“Ye bashkohet me stilistin legjendarin industrial Muji Naoto Fukasawa për të riimagjinuar paketimin e McDonald’s”, thuhet në postim.

Herën e fundit që Kanye West ishte në Instagram, ai po e kishte pakësuar situatën mes tij dhe ish-gruas, Kim duke ‘sulmuar’ partnerin e saj të ri Pete Davidson.

Davidson aktualisht është në lidhje me Kim Kardashian dhe Kanye ishte kundër kësaj. Pas disa javësh me reagime, Kanye vendosi të bënte një pushim nga Instagrami dhe që atëherë ka qenë mjaft i qetë për tu rikthyer vetëm tani.

/abc24.al/

Foto: Getty

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu