Kampionati në Meksikë u ndërpre

0
Gjigandi

Kampionati i futbollit në Meksikë u ndërpre vetëm pas 10 javësh, ndërsa 2 muaj zgjatën bisedimet se a do të vazhdojë sezoni ose do të ndërpritet në tërësi, pasi që më parë liga dhe klubet sollën vendim që në 2 sezonet e ardhshme, mos të largohet asnjë skuadër nga futbolli elitar në Meksiko.

Arsye për ndërprerjen e sezonit është pandemia “Covid 19”, e cila ka prekur 8 futbollist të skuadrës Santos Laguna.

Liga e Parë e Meksikos me pëlqimin e klubeve, kanë vendosur që të sezonin të anulojnë, të mos ketë kampion, ndërsa skuadrat si Kruz Azul dhe Leon, që janë në kreun e tabelës, do të luajnë në Ligën e Kampionëve në zonën KONKAKAF.

Sezoni i ri në Meksiko planifikohet të nis në mesin e muajit korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu