Kamomili mund të luftojë diabetin dhe jo vetëm

0
Gjigandi

Kamomili, është përdorur për mijëra vjet si mjekim popullor për të qetësuar ankthin, por edhe për problemet e stomakut. Mes dhjetëra vlerash mjekësore të kamomilit, ja disa prej tyre, ndër më të rëndësishmet:

Qetëson spazmat muskulore: konsumi i çajit të kamomilit, rrit nivelet e glicinës në urinë, një përbërës që qetëson spazmat e muskujve.

Qetëson dhimbjet e stomakut: Nëse vuani nga një stomak i trazuar, çaji me lule kamomili është një qetësues natyral shumë efikas.

Promovon një gjumë të qetë: Pirja e çajit me kamomil qetëson sistemin nervor dhe ndihmon të keni një gjumë më të mirë. Ka shekuj që perdoret si zgjidhje kundër pagjumësisë.

Gjithashtu tre filxhanë me çaj kamomil në ditë mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak tek të sëmurët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 – kështu ka zbuluar një studim iranian.

RonaTyra

Për dy muaj, kërkuesit e Univeritetit të Shkencave Mjekësore të Tabriz, Iran, i dhanë 64 njerëzve me diabet të tipit 2, çaj kamomil ose ujë për të pirë tre herë në ditë pas çdo vakti. Pjesëmarrësit e studimit gjithashtu ju nënshtruan edhe analizave mjekësore për të monitoruar nivelin e sheqerit.

Rezultatet treguan se vetëm pas tetë javësh, grupi që piu çaj kamomil e kishte më të ulët dhe nën kotroll nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e antioksidantëve më të lartë, krahasuar me grupin që piu ujë.

Shkencëtarët arritën në përfundimin që quercetin, një antioksidant i cili gjendet në çajin kamomil, ka efekt pozitiv mbi enzimat që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit. Pra, çaji kamomil na lejon të mbajmë nën kontroll glukozën në gjak dhe nivelin e antioksidantëve tek njerezit me diabet të tipit 2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu