Kamerat e “krimit”/ Atentati i trefishtë që tronditi Fushë-Krujën, autorët vëzhguan lëvizjet e Brilant Martinajt dhe miqve të tij

0
Gjigandi

Policia ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale.

Sipas të dhënave të policisë janë më shumë se 400 kamera të çmontuara në të gjithë vendin.

Një prej rasteve kur janë përdorur këto kamera është edhe vrasja e trefishtë që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Mësohet se autorët kanë vëzhguar përmes kamerave “spiune”, lëvizjet e tre të rinjve në Tiranë, përpara se t’i viheshin në ndjekje me automjet.

“Ka dyshime se shumë ngjarje kriminale janë kryer nga autorë dhe janë vëzhguar nga ata përmes këtyre kamerave, ashtu siç është dhe vrasja e 3-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë. autorët e krimit kanë vëzhguar përmes këtyre kamerave lëvizjet e Martinajt dhe dy shokëve të tij”, shkruan News 24.

Aksioni për heqjen e kamerave të vendosura ilegalisht në qytete ka vijuar sot në Tiranë. Vetëm në zonën e Astirit dhe qytetin e Kamzës, janë sekuestruar të paktën 50 kamera të cilat dyshohet se janë vendosur nga elementë të krimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu