“Kam ilaç kundër COVID-19”, lirohet mjeku që mashtronte qytetarët përmes ‘FB’, detyrim paraqitje për të dhe nipin

0
Gjigandi

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën ‘Detyrim paraqitje’ për mjekun popullor Frederik Frrokaj, i cili akuzohet për “Mashtrimit” dhe prodhimin dhe shitjen e lendeve te rrezikshme për shëndetin. Po ashtu, togat e zeza kanë liruar nga burgu, edhe nipin e tij, Henri Frrokaj, duke i caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se Frrokaj bashkë me nipin e tij u arrestuan 2 ditë më parë. Frederik Frrokaj është vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Andon Frrokaj. 57-vjeçari akuzohet se pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte personat e interesuar dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Po ashtu, policia pohon se Frrokaj nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu