Kadaif me sherbet

5


Perbersit:
500 gr kadaif
100 gr gjalpë
1 gotë çaji vaj vegjetal
2 gota arra
1 gotë çaji kokos
PËR SHERBET
2 gota sheqer
1 gotë ujë
gjysmë limon.

Pergatitja:
Kadaifin e fërgojmë mirë me gjalpë, pastaj ia shtojmë edhe pak vaj vegjetal dhe e vazhdojmë fërgimin.

Kadaifin e vendosim në kallëpa së bashku me kokos , në midis ia vendosim nga një copë arrë, përmbi edhe një copë kadaif.

Kadaifat i rëndisim në tepsi për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius për rreth 20-25 minuta.

Pas pjekjës ia derdhim sherbetin e ftohtë, kallëpat i ktheni në anën e kundërt dhe i vendosni në pjatën për shërbim.

E zbukuroni me pluhur të lajthisë dhe shegë.

Ju bëftë mirë!

You might also like
Comments