Gazetarja, Anila Hoxha, me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan se i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej i njohur si “Krymi” ka paguar 50 mijë euro një zyrtar të Policisë së Shtetit.
Sipas gazetares Hoxha, dhënia e shumës së majme është e filmuar fshehurazi, por nuk dihet nëse i është dorëzuar autoriteteve.
Postimi i gazetares:
Në rrëfimin e tij “i penduari“ Erjon Alibeaj ( grup kriminal në Elbasan) ka treguar se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie.
Dhe këtë e ka të filmuar fshehtas, nëse është e vërtetë kjo deklaratë, kush të jetë vallë?
Atëherë ai ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë. Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme.
Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke përdorur në këtë rast mbiemrin e nënës. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.
Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”. Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Ky i fundit u dënua me 4.5 vite burg, por doli shumë shpejt dhe u largua drejt Hollandës.