Ka filluar korrja e rreth 4 mijë hektarëve me grurë në Malishevë

0
Gjigandi

Këto ditë, edhe në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve. Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar nga shtabi komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje shirjeve, me ecurinë e fushatës dhe rendimentet e grurit.

“Ju uroj për korrjen e grurit. Uroj që edhe ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e juaja të paguhet, e ti mbushni hambarët me grurë”, ju ka thënë bujqve kryetari Begaj, gjatë vizitës në Drenoc, ku kombajnat ishin duke korrur grurin në arat e këtij fshati.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, këtë vit janë mbjellë rreth 4 mijë hektar me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme. “Komuna e ka formuar shtabin komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ndërsa pronarët e kombajnave janë duke respektuar udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë” ka thënë Hoxha.

Ndërsa sipas shtabit komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ecuria e kësaj fushate është duke shkuar në rregull dhe nuk ka probleme në terren, kurse rendimentet e grurit janë 4 000 deri 4 500 kilogram për një hektar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu