Justin Bieber shfaqet pa bluzë teksa dhuron performancë befasi për publikun në festivalin “Coache…

0
Justin Bieber shfaqet pa bluzë teksa dhuron performancë befasi për publikun në festivalin “Coache…
Gjigandi

Fituesi i çmimit Grammy, Justin Beiber, iu bashkua shokut të tij Daniel Caesar në skenë të premten (15 prill) për një paraqitje surprizë në ditën e hapjes së Coachella 2022, mes rikthimit triumfues të eventit pas dy vitesh pushim për shkak të pandemisë COVID-19.

Si një kënaqësi shtesë, Bieber doli pa këmishë me një kapele bejsbolli Phillies prapa dhe xhinse të gjera që nxirrnin në pah të brendshmet e Calvin Klein.

Ai dhe Caesar, 27 vjeç, performuan këngën e tyre hit “Peaches” nga albumi i gjashtë në studio i Bieber “Justice” pasi kënga fitoi katër çmime Grammy, duke përfshirë këngën e vitit.

Foto: Getty

RonaTyra

Edhe pse Giveon, i cili gjithashtu shfaqet në këngë, është planifikuar të performojë në festival të shtunën, ai nuk iu bashkua dyshes në skenë, shkruan

People.

Paraqitja befasuese e Bieber vjen mes turneut të tij botëror “Justice”, pasi ai u rikthye nga një diagnozë COVID-19 që e detyroi atë të shtyjë datën e tij të koncertit në Las Vegas në shkurt.

Foto: Getty

Ndërsa, Bieber mori pjesë në ceremoninë e 64-të të çmimeve Grammy në fillim të këtij muaji, duke ecur në tapetin e kuq bashkë me gruan e tij, Hailey Bieber.

Bashkëshortja e tij ishte e pranishme për të ndjekur nga afër performancën e artistit, bashkë me mikeshat e saj Kendall dhe Kylie Jenner.

/abc24.al/

Foto: Getty Images

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu