Johnson pranon keqmenaxhimin e pandemisë nga qeveria e tij

0
Gjigandi

Kryeministri britanik Boris Johnson pranoi gabimet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria e tij, në një intervistë për median, një vit pasi mori detyrën.

“Sigurisht… ka gjëra që gabojmë dhe ne po mësojmë gjatë gjithë kohës”, tha Johne son për Sky News.“Ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur”, tha lideri i konservatorëve duke parashikuar edhe se më e keqja e krizës shëndetësore do të përfundonte “deri në mesin e vitit të ardhshëm”.
Britania e Madhe ka qenë vendi më i goditur në Europë për sa i përket rasteve të koronavirusit, me shumë ekspertë që parashikojnë një valë të dytë të infeksioneve në vjeshtë, raporton ATSh.Qeveria e Johnsonit ka qenë nën kritika të ashpra për përgjigjen e saj ndaj koronavirusit, për të cilën një numër ekspertësh kanë thënë se ishte shumë e vonuar dhe e keqmenaxhuar.
Vetë kryeministri Johnson u shtrua në spital me Covid-19, sëmundje e mushkërive e shkaktuar nga koronavirusi i ri, por që prej asaj kohe ai është shëruar.Para sëmundjes së tij, ai ishte mburrur për shtrëngimin e duarve me pacientë të infektuar.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu