Johnny Depp e akuzon Amber Heard për prerje të gishtit

0
Gjigandi

Johnny Depp e akuzon ish-gruan e tij, Amber Heard për prerjen e majes së gishtit, pas pretendimit të tij pë shpifje kundër kazetës “The Sun”.

Aktori i tha Gjykatës së Lartë seZnj. Heard, 34 vjeçe, hodhi një shishe vodka në të duke ia prerë pjesën e sipërme të gishtit dhe “shtypi kockat”, shkruan BBC.

Ajo mohon të ia ketë dëmtuar gishtin atij.

Depp, 57 vjeç është duke e paditur gazetën “The Sun” për shpifje mbi një artikull që e quajti atë një “sulmues të gruas”, por gazeta pohon se historia ishte e saktë.

RonaTyra

Kërkesa e “The Sun” se Depp sulmoi ish-gruan është “gënjeshtra”, tha gjykata. Depp mohon ta ketë sulmuar Heard.

Lëndimi i gishtit të Johnny Depp u kthye në qendër të çështjes gjyqësore.

Juristët e Depp thonë se artikulli bëri “akuza shpifëse të seriozitetit maksimal”, duke e akuzuar atë për kryerje sulmesh të rënda ndaj zonjës Heard dhe “duke shkaktuar lëndime të tilla serioze nga të cilat ajo kishte frikë për jetën e saj”.

Në ditën e tretë të procedurave në Gjykatën e Lartë të Londrës, Sasha Wass QC, e cila përfaqëson “The Sun” tha se zonja Heard i ishte nënshtruar një “provë tre-ditore” gjatë së cilës Depp kishte “shkatërruar plotësisht” shtëpinë ku ata qëndruan.

Akuzat që po i bëhen për sulm ndaj aktores, Depp i ka mohuar, duke thënë “Pas incidentit kur zonja Heard hodhi shishen e vodkës, shishen e dytë të vodkës tek unë, e cila shkëputi majën e gishtit dhe grimcoi kockat, kjo është kur fillova të mendoj se ishte ndoshta një prishje nervore ose diçka “.

Depp tha që ai atëherë filloi të shkruante në pasqyra dhe mure duke përdorur gishtin e dëmtuar, duke thënë se “ai nuk dëshironte të jetonte në atë kohë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu