Jo vetem mode/ Albi Nako dhe balerina e Tv Klan serish bashke (02.06.2018)

11



Prej kohësh tashmë në rrjetet sociale qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha.
Ata janë fotografuar shpeshherë bashkë si në Shqpëri dhe jashtë saj, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.
Por kamera e “Jo Vetëm Modë” i ka kapur me zë dhe figurë. Vetëm pak ditë më parë Nako dhe Hoxha kanë marë pjesë në “Class Fashion Shoë” ku nuk i kanë shpëtuar pyetjeve të gazetarit Eni Shehu rreth lidhjes së tyre. Asnjë prej tyre nuk pranoi lidhjen teksa thanë se janë rastësisht bashkë aty.
Eni Shehu: E keni bërë duet tani nga grupi i madh Albi Nako…
Albi Nako: Jemi thjeshtë rastëshisht këtu me Albën, sepse jemi marë me provat e Class, kjo është e gjitha.
Eni Shehu: Alba po angazhohet si koreografe?
Albi Nako: Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj.
Eni Shehu: Po me motin e ndihmon?
Albi Nako: Sigurisht, bëhet fjalë për xhestikulimin.
Eni Shehu: Si ndihesh ti kur lakohet emri jot, jo si balerinë profesioniste, apo për talentin tënd, por për histori dashurie?
Alba Hoxha: Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja.
Albi Nako: Workshop në palasë!!! (qesh)
Alba Hoxha: O Albiiii.

You might also like
Comments