Jeta e re e Amber Heard, ndryshon emrin dhe ‘fshihet’ në ishull

0
Gjigandi

Pas gjyqit të bujshëm për shpifje ndaj Johnny Depp, duket se Amber Heard ka gjetur një mënyrë të re jetese, ndaj edhe ka vendosur të arratiset për të jetuar në ishullin spanjoll të Mallorca-s.

Shtëpia është në qendër të Costitx. Aktorja është parë nga fqinjët duke shëtitur me vajzën e saj Oonagh Paige në një karrocë për fëmijë. Një banore e re tha për El Pais: “E kam pasur pranë disa herë, por nuk e dija kush ishte derisa më thanë. Ajo është shumë normale në rrugë dhe nuk fshihet në asnjë moment”.

Heard udhëtoi në ishullin spanjoll së bashku me partnerin e saj, fotografin e filmit Bianca Butti. “Del në park me vajzën. Bën një jetë shumë normale në fshat, sikur të ishte vendase” – thotë një banor tjetër i zonës.

Mësohet se Heard ka marrë edhe një identitet të ri për të kaluar në ishull pa u vënë re. Martha Jane Canary është identiteti, ose më shpesh edhe si ‘Calamity Jane’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu