Jeni gati për printin më popullor të momentit?

0
Gjigandi

Jemi të sigurt që modeli më i shpeshtë i bluzëve që keni parë këto kohë është ky!

Kudo në Instagram apo Tik Tok keni parë printin më të famshëm të momentit, të njohur si “tie-dye”.

Bluzat “lara lara”, të lyera me ngjyrat më të ndezura që ekzistojnë janë më shumë se kurrë në modë, edhe pse qarkullon prej më shumë se dy vitesh në industrinë e modës.

Që nga bluzat, tek tutat, fustanet, e deri tek çorapet, ky print do të zërë vend se s’bën diku në veshjen tuaj këtë sezon.

RonaTyra

Si fillim, merrni një bluzë të bardhë që s’ju pëlqen dhe aq shumë dhe lyejeni vetë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu