“Je plakë, je vyshkur”, Arjola Demiri thotë se viteve të fundit merr komente të shumta negative p…

0
“Je plakë, je vyshkur”, Arjola Demiri thotë se viteve të fundit merr komente të shumta negative p…
Gjigandi

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, po vazhdon të jetë e pranishme nëpër intervista të ndryshme pas mbarimit të Big Brother VIP.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një panel me disa personazhe të tjerë të famshëm, në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun.

E pyetur nga moderatori nëse e kanë zili dhe përse, artistja tha se viteve të fundit kanë shpërthyer komentet e njerëzve ndaj saj.

Arjola Demiri (Foto: YouTube)

RonaTyra

“Mendoj duke analizuar, duke qenë se analizoj shumë. Duke u kthyer mbrapa në kohë kur kam qenë fëmijë. Besoj se të gjithë lindim me ndjenjën e zilisë. Unë kam ushqyer zilinë pozitive”, u shpreh Demiri.

“Sidomos këto dy vitet e fundit unë kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar, mund të jetë fama, suksesi të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër. Pastaj nuk po them te bukuria. Ka komente vërtet të tmerrshme. ‘Ti je nënë, si pozon kështu’. Komenti më i shpeshtë është si del kështu se shumë plakë, je vyshkur”, ka thënë më tej ajo.

Nëna e tre fëmijëve muajve të fundit po ashtu ka qenë më e përfolur për shkak të pjesëmarrjes në BB VIP.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu