Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike

0
Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike
Gjigandi

Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve, por nga dita e enjte do të kemi rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve.

Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu