Japoni, thellohet bilanci i tajfunit Hagibis

0
Gjigandi

Thellohet bilanci i të vdekurve i shkaktuar nga tajfuni Hagibis, në Japoni, ndërsa vazhdojnë operacionet e shpëtimit në rajonin qëndror-lindor të arkipelagut. Sipas të dhënave të fundit të televizionit publik Nhk, numri i viktimave ka arritur në 56, kur mund t’i shtohen së shpejti edhe 15 të humbur. Të plagosur deri tani numërohen 200. Mijëra shtëpi kanë mbetur në errësirë, shumë banesa janë përmbytur dhe uji mbuluar edhe katet e para të pallateve. Tajfuni Hagibis është cilësuar si më shkatërruesi i 60 viteve të fundit. Ministri i infrastrukturës ka thënë që të paktën 10 bordurat e 9 lumenjve janë shembur në mëngjesit e të dielës pas shirave të furishëm të shkaktuar nga tajfuni Hagibis. Në mbrëmjen e të shtunës, në Tokio, lumi Tama- që kalon në Setagaya, kishte shkatërruar argjinaturat, duke përmbytur lagjet rezidenciale së bashku me disa rrugë. Situatë e njëjtë është edhe në qytetin e Nagano dhe Ueda, në veri-perëndim të kryeqytetit, ku lumi Chikuma ka shkatërruar bordurat mbrojtëse duke përmbytur katet e para të banesave dhe duke detyruar banorët të strehohen në çatitë e shtëpive. Autoritet thonë se shumica e banorëve kanë gjetur vdekjen pas shembjes së bordurave, që ka ndodhur në orët e vona të natës, duke i gjetur banorët të papërgatitur dhe në gjumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu