Januzi: Tani na pret kampionati, ndeshja me Ferizajn

0
Gjigandi

Ahmed Januzi ka qenë dje protagonist i FC Prishtinës në fitoren 3:0 ndaj Drenicës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Sulmuesi vushtrrias i realizoi dy gola duke arritur kështu në kuotën e 24 golave në fanellën Bardhekaltër.

Januzi e ka analizuar ndeshjen me Kuqezinjtë, ndërsa shprehet i lumtur për fitoren dhe kontributin e tij.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për rifillimin e kampionatit, ku skuadra e Armend Dallkut do të luajë të dielën ndaj Ferizajt në kryeqytet.

“Ka qenë lojë shumë e rëndësishme si startuese dhe duke e respektuar Drenicën, patëm vështirësi, sepse ne s’kemi luajtur në fushë natyrale që kohë të gjatë, njëjtë ndoshta për dy palët, duke stërvitur gjithmonë në sintetikë dhe duke na bërë ngarkesë të jashtëzakonshme.

RonaTyra

Por, e ç’bllokuam ndeshjen që në pjesën e parë duke e marr iniciativën. Në pjesën e dytë na ra pak ritmi, por megjithatë shkojë mirë dhe jemi të kënaqur me këtë fitore prej tre golave në epërsi.

Tani na pret kampionati, ndeshja me Ferizajn dhe gjithçka ndryshon nga ndeshjet e Kupës. Duhet përqendrim maksimal që mos të lëmë pikë dhe të kemi vazhdimësi vetëm për fitore duke mos dashur të nënçmojmë asnjë skuadër tjetër”, ka thënë ish-përfaqësuesi shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu