James shpërthen pas zëvendësimit, kjo është përgjigjja e Zidane

0
7

Jame Rodriguez ka filluar të bëhet një problem për Real Madridin, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Zinedine Zidane.

Ylli kolumbian, James Rodriguez mbrëmë reagoi shumë keq kur u zëvendësua nga trajneri Zinedine Zidane në ndeshjen ndaj Leganes.

Por, ky veprim i Jamesit nuk e shqetëson Zidane, i cili tha se nuk ka asgjë kundër tij dhe e kupton atë veprim, pasi të gjithë lojtarët duan të luajnë nga 90 minuta.

“Po ua them të qartë. Nuk kam asgjë kundër James. Dua të bëjë më të mirën për skuadrën. E di se ai ishte i mërzitur pasi të gjithë duan të luajnë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për mua dhe kështu do të jetë deri në fund”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here