“James është një lojtar më shumë…”; Zidane nuk ia përton kolumbianit

0
Gjigandi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, iu është përgjigjur deklaratave të lojtarit të tij, James Rodriguez: “Nuk do të shpjegoj asgjë, unë jam trajneri dhe marr vendimet. Jemi të gjithë këtu, James është një lojtar më shumë. Ai dëshiron të luajë, si gjithë të tjerët, kjo është normale. Dëshiron të luajë më shumë, por në fund të fundit janë vendime që i marr unë, si trajner i Real Madridit. Vendimmarrja ime nuk ka lidhje vetëm me atë.

Një ditë më pyesni për James, një tjetër për Bale, pastaj për Isco… Gjithmonë do të ketë edhe të pakënaqur në një skuadër me 25 lojtarë, ku mund të luajnë 11 në formacion dhe tre të tjerë si zëvendësues. Kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ne duhet të jemi të bashkuar. Secili kontribuon qoftë edhe me “kokrrën e tij të rërës”, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë nuk do të merrem me lojëra fjalësh, por me punën në fushë, sin ë stërvitje dhe në ndeshje zyrtare”.

Kujtojmë se Jamez Rodriguezs u lidh verën e kaluar me Atletico Madrid. Vetë kolumbiani tha se po mbahet “peng” nga të bardhët, që nuk e aktivizojnë, por as e lejojnë të shkojë diku tjetër, për të luajtur rregullisht: “Nuk do ta them emrin e ekipit, por kam marrë një ofertë të shkëlqyer nga një klub spanjoll, të cilën Real Madridi e refuzoi. Në gusht nuk më lanë të merrja pjesë në seancat taktike. Edhe pse ishte kundër dëshirës sime, u binda se mund të shkoja në klubin tjetër spanjoll. Real Madridi donte që unë të shkoja diku tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu