James aty ku askush s’e priste

0
Gjigandi

James Rodriguez duket se do të qëndrojë në La Liga edhe sezonin e ardhshëm, por sigurisht jo te skuadra e Realit.

El Universal raporton se agjenti i yllit kolumbian, Jorge Mndes, është në bisedime me Atletico Madridin.

James, edhe këtë sezon nuk ka qenë në mesin e lojtarëve të preferuar të Zinedine Zidane, dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Lojtari ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, dhe ‘Los Blancos’, për të evituar një largim falas në verën e ardhshme, janë të hapur për bisedime me secilën skuadër që shpreh interesim për 28 vjeçarin.

Arsenal në Premierligë dhe Napoli në Serie A, gjithashtu janë përmendur si skuadra të mundshme për të ardhmen e James.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu