“Jam shpresëplotë”/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm

0
Gjigandi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votën e emigrantëve.

Majko e cilësoi lajmin në fjalë si të jashtëzakonshëm, pasi më në fund shtetasit shqiptarë jashtë vendit do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Dje Këshilli Politik mori një vendim shumë të rëndësishëm, të cilin dua ta përshëndes, për rakordimin nga mazhoranca dhe opozita për të drejtën e votës për shtetasit tanë jashtë vendit. Është reformë esenciale. Jam shpresëplotë se në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të merren vendimmarrje pozitive, që ne t’iu japim atë të drejtë kushtetuese, që iu ka munguar prej kohësh këtyre shtetasve. E drejta e votës dhe rakordimi i djeshëm mes palëve është një lajm i jashtëzakonshëm. Por, kjo nuk duhet kthyer pastaj në sherrnajë. Unë dola për të folur për lajmin e mirë dhe jo për problemet, pasi probleme do të ketë”, tha Majko.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu