Jabllanoviq nuk u kërkon falje nënave të Gjakovës, thotë se nuk i ka fyer

[ad_1]

Aleksandar Jabllanoviq, i cili po pretendon se është serish kryetar i Listës Serbe, ka deklaruar se Lista Serbe, punët mesë miri i ka kryer kur e ka dëgjuar Qeverinë e Serbisë, ndërsa ka porositur opozitën që të mos merren me punët e Listës Serbe, “nëse ata mendojnë se janë të fuqishëm dhe përzihen në çdo çorbë, atëherë ajo çorbë atyre do t’u bie në kokë”.

Në një intervistë të dhënë për Tribuna Channel, ai ka pohuar se kurrë nuk është larguar nga Lista Serbe, pasi kam qenë themelues i saj në KQZ.

“Unë jam themelues i Listës Serbe dhe ajo nuk është një parti politike, por është një grupim i partive politike serbe, që është themeluar për një unitet të partive serbe”, ka thënë ai dhe ka shtuar se Lista Serbe ka kryer punën më së miri kur e ka dëgjuar Qeverinë e Serbisë.

Në lidhje me protestat e opozitës kundër fyerjes së tij për nënat gjakovare, Jabllanoviq ka thënë se opozita nuk janë vetëm kundër tij, por janë edhe kundër të gjithëve. “Ne në punët e tyre nuk përzihemi, as ata nuk kanë të drejtë të përzihen te ne. Nëse ata mendojnë se janë të fuqishëm dhe përzihen në çdo çorbë, atëherë ajo çorbë atyre do t’u bie në kokë”

I pyetur nëse do t’u kërkojë falje nënave të Gjakovës, ai ka thënë se kurrë nuk ka thënë asgjë për nënat e Gjakovës. “Në një deklaratë time kam dënuar një çështje vandale të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Ai ka shprehur aspirata që pas zgjedhjeve të ardhshme, nëse gjënë partneritet, do të mund të jetë sërish në qeveri.

Ai po ashtu ka pohuar se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të thotë se nuk ka kontakte me serbët, pasi e ka këshilltar vëllain e kryetarit të Shtërpcës.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *