Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Ja vrasjet mafioze të pazbardhura

Ja vrasjet mafioze të pazbardhura

0
24

Vrasjet mafioze mbeten problem për rendin publik në vend edhe përgjatë këtij viti ndërkohë që të paktën gjashtë krime të tilla kanë mbetur ende të pazbardhura. Nga janari janë regjistruar 41 vrasje me 47 viktima, vetëm dy më pak se një vit më parë. Nga këto vrasje deri më tani nuk janë zbardhur 6 atentate të tipit mafioz ku më i fundit është shpërthimi i bombës në makinën me të cilën lëvizte Preng Gjini në tiranë.

Gjashtë vrasje të konsideruara si krime mafioze të cilat kanë ndodhur gjatë këtij viti kanë mbetur ende të pazbardhura. nga janari deri në shtator në vend janë regjistruar 41 vrasje me 47 viktima, dy vrasje më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Nga këto ngjarje kriminale, 17 prej tyre kanë qenë atentate mafioze, 8 vrasje në familje, dhe 16 konflikte çasti për motive të ndryshme.

Ekzekutimi i Guxim Gjuriqit në Tropojë dhe Kastriot Reçit në Rrëshen, ngjarje të regjistruara në janar të këtij viti kanë mbetur ende pa autor. Një tjetër vrasje e tipit mafioz e pazbardhur është ajo e Kristian Breshanajt në Vlorë dhe e Gjin Ndojit në Shkodër, ku autorët i kanë qëlluar me breshëri arme duke i lënë të vdekur në vend dhe janë larguar duke humbur gjurmët. Dy atentatet e tjera që janë pa autor janë regjistruar muajin shtator. Bëhet fjalë për vrasjen e bujar çelës, vëllait të Talo Çelës i shumë kërkuar për grabitjen e Rinasit, si dhe për vrasjen e Klevis kapllanit në Rrogozhinë. Shumë prej vrasjeve mafioze kanë patur si motiv prishjen e pazareve të drogës, ndërsa për këtë vit vërehet dhe një rritje e ekzekutimeve të dyfishta. Përgjatë 9 muajve u kryen 6 vrasje të dyfishta.

Krimi i parë i dyfishtë ishte vrasja e Esmeralda dhe Vledison Filopatit në Rrëshen, për të vijuar me vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, Kolë Murranit dhe Preng Simonit në Lezhë, apo dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ekzekutimet e dyfishta kanë vijuar me vrasjen në Laç Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç apo të dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhit në Krujë. Krimet e pazbardhura të këtij viti kanë sjellë hakmarrje mes grupeve të cilët kanë vijuar hakmarrjen. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Kastriot Recit në Rrëshen të jetë kryer nga fisi Gjini, ndaj e lidhin vrasjen e janarit me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit. Edhe pse kanë kaluar 3 javë nga ngjarja ende nuk ka një person të dyshuar për shpërthimin e lëndës plasëse ku mbeti i plagosur rëndë 51-vjeçari.

Puna e policisë dhe prokurorisë në parandalimin e ngjarjeve siç duket nuk ka patur rezultat në disa ngjarje të cilat mund të ishin shmangur. Ky është rasti i vrasjes së Bujar Celës në Elbasan ku personi që ka porositur vrasjen është Erion Alibej, i cili ndodhej në arrest shtëpie dhe mbahej nën vëzhgim për dy vrasje të tjera të korrikut po në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka qenë porositës. 

Vrasjet gjatë vitit

41 vrasje nga 41 në 2019

47 viktima si pasojë e vrasjeve

8 prej ngjarjeve në familje

16 vrasje konflikt i çastit

17 ekzekutime mafioze

6 atentate të pazbardhura 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu