Ja sa sillet një rrogë minimale në futbollin e Kosovës

[ad_1]

Debate

Disa Klube të Futbollit kanë bërë prurje të lojtarëve për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në ekip dhe për të arritur objektivat e paracaktuar në fillim të sezonit.

Atyre lojtarëve në parim u jam plotësuar të gjitha kushtet edhe atë nisur nga kriteri financiar (për shembull një rrogë minimale sillet aty rreth 700 euro që për rrethana të Kosovës janë pagesë elitare!), janë përmirësuar kushtet e punës, janë angazhuar edhe trajnerë profesionist për të punuar me ta, por nuk mjafton me kaq, disa klube atyre lojtarëve u kanë dhënë edhe mundësiën apo minutazhin që ata të promovohen sa ma shumë dhe atyre të u rritet “rejtingu” apo vlera në treg dhe këtu mendoj unë është mashtrimi që ndodh në raport me konkurrencën e shëndosh që promovohet nëpër disa klube sepse konkurrenca në këtë rast është përjashtuese ndaj dikujt, nuk është e shëndosh përkundrazi është favorizuese për dikënd dhe në disfavor të dikujt tjetër.

Pse ndodh kjo !?… kjo sepse për publikun gjithmonë plasohet një objektiv që e “Han pazari” për shembull titulli i kampionit, dalja në Evropë, mbetja e sigurt në Superligë etj, etj. por që në fakt objektiv kryesor del të jetë: “Përfitimi personal në rastin e angazhimit apo plasimit të ndonjë lojtari në klub apo në ndonjë klub tjetër duke e shfrytëzuar mundësin që ua jep klubi aty ku operojnë dhe ku janë aktiv por që klubi nuk do të ketë ndonjë benefit të rëndësishëm nga ky transferim i mundshëm apo jo ma shume se një sukses të përgjysmuar por që paketohet si një sukses i decenies”. Prandaj sot për justifikim para publikut ne dëgjojmë deklarata të llojit që përngjajnë në një orë të historisë për origjinën dhe renomenë e klubeve kundërshtare duke harruar se përforcimet nëpër klube janë bërë të planifikuar edhe nga kampionatet e shteteve fqinje duke përbuzur edhe potencialin vendorë dhe që logjikisht do të duhej të sjellin një mentalitet pak ma ndryshe nëse veç ka predominuar kjo ide ndaj potencialit vendorë dhe parimisht ata do të duhej të ishin subjekti i asaj ore të historisë e jo klubet kundërshtare.

Autori është trajner i futbollit

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *