Ja sa ora luhet finalja e Kupës së Kosovës

0
Gjigandi

Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen në finalen e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, të mërkurën më 29 korrik.

Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit do të startojë nga ora 17:45.

Orari ende nuk është konfirmuar, mirëpo klubet tashmë janë njoftuar se kjo është koha më e përshtatshme për ta zhvilluar ndeshjen, duke i ikur kështu vapës së madhe të mesditës dhe orës policore në mbrëmje.

Kujtojmë që edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa prezencën e publikut.

Dy skuadrat janë takuar tri herë ndërmjet vete këtë edicion, ndërkohë bilanc më pozitiv ka Ballkani, pasi që ka fituar një ndeshje në Suharekë (1-0), ndërkohë dy të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0 në Prishtinë dhe 2-2 në Suharekë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu