Ja sa do të kushtojë iPhone 8

Pavarësisht një kostoje të lartë prodhimi, dhe raportimeve të ndryshme që flasin për një iPhone 8 që mund të kushtojë më shumë se 1.000$, analisti Steven Milunovich i UBS mendon se çmimet e smartphone-it të ardhshëm të Apple do të nisen nga 850$, pak më tepër se iPhone 7s dhe Galaxy S8 i Samsung.

Milunovich shpjegon se Apple është e vetëdijshme për faktin se, duke u nisur nga një çmim 1.000$, do të pengonte përhapjen e modelit të ri, duke qenë se janë të paktë ata që janë në gjëndje të shpenzojnë aq shumë para për një smartphone.

Ndërsa modelet e reja iPhone 7s dhe 7s Plus duhet të kushtojnë 100$ më pak në krahasim me modelet aktual.

Falë kësaj lëvizje, Apple mund të rrisë praninë e saj në tregun kinez dhe atë indian.

Me këtë strategji, 45% e iPhone-ve të shitur në vitin 2017-2018 do të jenë iPhone 8, duke bërë të mundur që Apple të rrisë edhe çmimin mesatar nga 667$ në 692$.

Kontrolloni gjithashtu

Sony me tri modele të reja të telefonave në IFA

Sipas një raporti të ri, Sony do të zbulojë tre modele të reja në konferencën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *