Ja pse Haaland zgjodhi Dortmund-in para Juventusit

0
Gjigandi

Agjenti Mino Raiola, ka shpjeguar pse klienti i tij Erling Braut Haaland, ka zgjedhur Borussia Dortmund para Juventus-it.

Në afatin e janarit, “Zonja e Vjetër” ishte ndër klubet e mëdha që e donin Haaland, por norvegjez kaloi te gjiganti gjerman.

Raiola ka thënë se Juventus ka menduar ta vendos Haaland në skuadrën e U23, andaj nuk kanë pranuar.
“Pse Haaland nuk kaloi te Juventus? Ata donin ta vendosnin në skuadrën U23”, theksoi ai.

19-vjeçari ka shkëlqyer te Dortmund gjatë këtij sezoni duke shënuar 13 gola në 12 ndeshje, ndërsa në total ka arritur të shënojë 40 gola në 34 paraqitje, duke përfshirë edhe skuadrën e vjetër RB Salzburg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu