Ja kush është artisti Lydi i coverit “Ty Krajë”

0
Gjigandi

Ai duket se ka lindur për artin e muzikës dhe shoqëruar me hapa të mirë mësimi për muzikë në vendlindjen e tij në Krajë të Malit të Zi, por dhe të trashëguar nga daja i tij, e më pas emigroi në Amerikë pa u ndalur kurrë prej saj.

Po flasim për artistin Mevlyd Boli i cili ka sjellë coverin e bukur ku i këndon vendlindjes me titull “Ty Krajë” e ku e gjeni në kanalin Youtube.

Lydi siç nihet kështu në muzikë ka pasionin kryesor para këndimit tastierën dhe është një mjeshtër i saj ndërsa sapo inkuadrohet mirë në Amerikë nisi menjeherë të marrë pjesë në disa koncerte e më pas këngëtarët e donin ta kishin si muzikant në shumë koncerte por si si ndihmës vokalist.

Mevlydi ka bashkëpunuar thuajse me të gjithë artistët të njohur në shumë mbrëmje e dasma mes tyre: Sunaj Saraçi, Vera Oruçi, Remzie Osmani, Artiola Toska, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Sinan Hoxha, Naim Abazi, Mihrie Braha, Ylli Demaj, Blerim Marshiqi, Valdet Luka etj.

Pas këtij coveri që është i pari i tij në këtë lloj do të ketë edhe të tjera ndërsa tashmë muzikantit e duam ta shohim dhe si këngëtar pasi ka një super vokal.BS

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu