Izraelitët nisin peticion për ndalimin e këngëve të Dua Lipës në këtë shtet

0
Gjigandi

Në peticion bëhet thirrje që këngët nga ylli shqiptar Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz.

Dua Lipa ditë më parë kishte publikuar një shkrim ku akuzohen ushtarët izraelit për vrasjet ndaj palestinesve “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje“, shkruan The Jerusalem Post.

Dhe sipas tyre ky shkrim nga këngëtarja me prejardhje shqiptare është anti-izralit, dhe si kundërveprim kanë nisur një peticion për të ndaluar këngët e saj në disa radio shtetërore.

Deri më tani thuhet se janë mbledhur mbi 3 mijë nënshkrime.

Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se: “Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi në letrën e drejtuar dy ministrave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu