Izraeli shpall gjendjen e gatishmërisë për luftë pas sulmeve nga Gaza

0
Gjigandi

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas raportohet se kanë hyrë në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm dhe aktualisht janë të lirë.

Ushtria izraelite thotë se ka shpallur gjendjen e “gatishmërisë për luftë” dhe ka thirrur rezervistët në përgjigje të sulmit, shkruan BBC.

Më herët, dhjetëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin.

Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj objektivave në Gaza.

Një person është vrarë në Izrael dhe ka pasur raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonave përreth Gazës.

RonaTyra

Grupi militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, me krahun e tij të armatosur duke thënë se ka lëshuar 5000 raketa në 20 minuta.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në “lokacione të ndryshme”.

Në deklaratë thuhej se shefi i shtabit të përgjithshëm po kryente një “vlerësim të situatës” dhe se Hamasi “do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu