Iu sekuestrua drogë dhe armë, arrestohet 49-vjeçari në Fier

0
Iu sekuestrua drogë dhe armë, arrestohet 49-vjeçari në Fier
Gjigandi

Një 49 vjeçar me iniciale P. H., banues në Cakran, Fier është arrestuar pasi iu konstatua drogë armë zjarri dhe armë gjahu.

Operacioni policor antidrogë i koduar “Continuance” sekuestroi një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Mbi autorin rëndojnë akuzat  e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu