Italia gati të hapë dyert e stadiumeve

0
Gjigandi

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Alesandro Zampia raporton se vendi i tij mund të hapë dyert e stadiumit për tifozët në fund të Seria A.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka rënë ndjeshëm në Itali gjithashtu edhe rastet e reja, dhe kjo mund të bëjë që qeveria italiane të lejojë tifozët në stadiume.

“Statistikat janë në ulje dhe nëse kurba vazhdon të jetë e tillë edhe në ditët në vazhdim do shqyrtojmë mundësinë e hapjes së stadiumeve për tifozët në fund të sezonit.

Rezultatet deri tani po na japin shpresë se mund ti rikthehemi sa më shpejt jetës normale, dhe pse jo të hapim gradualisht stadiumet për tifozët, ndoshta edhe në një përqindje të vogël” tha sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Alesandro Zampia për radion “KissKiss”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu