Itali/ Padi për viktimat e Covid-19, familjarët: Nuk duam hakmarrje, por drejtësi

0
Gjigandi

Pesëdhjetë të afërm të viktimave të koronavirusit, kanë hartuar ankesa të mërkurën në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia, në veprimin e parë ligjor të tillë në Itali, vend që numëron më shumë se 34 mijë viktima nga Covid-19.

Stefano Fusco, krijoi një grup në facebook për tu lidhur me persona të tjerë, në situatë të ngjashme, pasi gjyshi i tij vdiq nga virusi në një shtëpi kujdesi në mars. Ankesat u paraqitën në zyrat e prokurorisë në Bergamo, qytetin italian më të goditur nga pandemia, sepse, sipas nismëtarëve, ai ishte bërë simbol i kësaj tragjedia, edhe pse ankimuesit vinin nga i gjithë vendi.
Prokurorët e Bergamos kanë nisur një hetim të gjerë për krizën e shëndetit publik. Familjet fajësojnë vonesën në shpalljen e zonave të kuqe si edhe vite reduktimesh buxheti për sistemin shëndetësor në të gjithë rajonin e Lombardisë.
Kristina Longini, një farmaciste 39 vjeçare, humbi të atin, 65 vjeç. Edhe pse ai ishte shumë i sëmurë, shërbimet e emergjencës fillimisht kishin refuzuar ta shtronin në spital nëse nuk kishte probleme me frymëmarrjen. Kur ai mbërriti në spitalin e Bergamos, nuk kishte më shtretër të lirë dhe i kishin kërkuar familjes të përpiqej të gjente një vend të lirë, diku tjetër. Ata kërkuan të dëshpëruar por nuk mundën të gjenin asnjë.
Varrezat lokale ishin tejmbushur ndërkohë dhe arkivoli i të atit ishte transportuar me makinat e ushtrisë. Familja, zbuloi se ku ishte dërguar ai, vetëm kur mori faturën e krematoriumit, rreth 200 km larg. Dhe si historia e Kristines, ka të paktën edhe 150 të tjera, që kanë përgatitur tashmë paditë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu