Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, u kap duke i shitur kokainë qiradhënësit të tij

0
Gjigandi

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Misano të Italisë pasi është kapur duke shitur kokainë.

Sipas mediave italiane një patrullë ka pikasur të riun natën vonë teksa po lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe kanë vendosur ta ndjekin deri sa ai ka ndaluar para banesës së qiradhënësit të tij.

Gjatë takimit mes të dyve ka ndërhyre patrulla që po ndiqte shqiptarin dhe ka zbuluar në xhepat e tij disa doza kokainë gati për shitje, me peshë totale 32 gramë.

Sakaq, policia e ka arrestuar menjëherë 27-vjeçarin i cili mbetet në pritje për përballjen me gjykatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu