Ismet Munishi, kryetrajner i skuadrës së futbollit Ballkani nga Theranda, lider në elitë, ka kritikuar ashpër.
Klubet kurrë nuk kanë faj. Këto ditë kur i lexojmë 200 lajme në ditë për situatën në futboll dhe prej tyre 188 janë përçarëse duke i nxjerr interesat e te gjitha skuadrave në pah në këtë situatë të vështirë dhe pastaj klubet normalisht i mbrojnë interesat e tyre dhe fillojnë me pa ëndrra me syçelë duke shpresu se do të bëhet shumë mire pikërisht për ato.
Personalisht kam marrë shumë telefonata që kampionati do të filloj sigurt dhe se duhet të ngutem të bëj plane sepse skuadrat tjera po punojnë, nga kush janë të motivuar miqtë e mi apo nga kush janë dezinformuar dhe ne fund ku është interesi i krejt kësaj në fund të fundit.
Unë jam i sigurt se kjo ka ndodh edhe me klubet në fjalë.
Pse i gjithë ky presion të fillohet me çdo kushte futbolli?
Futbolli pa kushte nuk fillon.
Futbolli nuk fillon duke bërë intriga por duke bërë plane dhe protokolle ju kam thënë nga dita e parë.
Jemi tepër vonë, gjasat të fillohet kampionati janë shumë te vogla, plani ka qenë të fillojmë me datën 10 stërvitjet nuk filluam, a kini plan B ose C.
Duhet te merren vendime këto ditë.
Kjo ka qenë arsyeja pse kemi thënë gjithmonë se ne struktura të FFK duhen njerëz me autoritet.
Nëse ju vyen ndonjë këshillë e sinqertë jam i hapur, sepse kam përvojën dhe dijen ma shumë se të gjithë aty që ju shoh në takime kurtoazije që nuk vendosin absolut asgjë, por e sinqertë jo të atyre të tipit servil siç jeni mësuar. Me respekt për të gjitha klubet dhe me respekt të veçantë për Presidentet e Klubeve që japin ndoshta edhe lekun e fundit për futboll”, shkroi Munishi në profilin e tij në facebook.