Ishte dënuar me 5 vite burg në burg në Itali, prangoset i shumëkërkuari Emanuel Loku

0
Ishte dënuar me 5 vite burg në burg në Itali, prangoset i shumëkërkuari Emanuel Loku
Gjigandi

Policia ka finalizuar operacionin ndërkombëtar i koduar “Ancona”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky operacion u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Ndërkohë, është vënë në pranga 53-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim në Itali, për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për 1 shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  i cili po qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, menjëherë është organizuar operacioni policor i koduar “Ancona”. Si rezultat i mirëkoordinimit të FAST Albania, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë.” – bën me dije policia.

Gjykata e Ancona-s, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

RonaTyra

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu