Ishin duke luajtur, lisharësja i mori jetën 12-vjeçares në Itali

0
Gjigandi

Alessia Prendi, bijë e një familjeje emigrantësh shqiptarë që jetojnë prej kohësh në Itali ka humbur jeten

Vdekja e 12 vjeçares ka shkaktuar dhimbje dhe zemërim në opinionin publik .

Alessia 12- vjeçeare  ishte duke luajtur në një lisharëse pranë shtëpisë në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, kur struktura e drunjtë u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën, dje në orën 18.00

Hamlet Magnante një infermier që banon në atë zonë po kalonte rastësisht kur dëgjoi britma fëmijësh.

Ata po klithnin me fjalët “Alessia zgjohu, të lutem zgjohu”, ishin fjalët që dëshpërimisht thërrisnin të vegjlit teksa afroheshin të rritur.

RonaTyra

“Hamleti u përpoq ta ringjallte për një kohë të gjatë”, thonë banorët, “por nuk kishte çfarë të bënte”.tha ai për mediat lokale .

“Më besoni se kam bërë gjithçka, me të vërtetë bëra gjithçka. Këto janë gjëra me të cilat nuk mësohesh e nuk pajtohesh dot kurrë” -shtoi infermieri

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu