Ish-zyrtarja Alda Klosi tranferohet nga spitali në paraburgim; ja ku do të qëndrojë

0
Gjigandi

Ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi, e cila us shtrua pak ditë më parë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, është transferuar ditën e sotme nga spitali drejt paraburgimit. Ajo do të qëndrojë në burgun e grave ‘325’ në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Klosi është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë nga 5 deri në 10 ditë. Më pas, ajo do të kalojë në dhomën e paraburgimit deri në  përfundimimin e hetimeve dhe mbajtjen e gjyqit ndaj saj.

Ish-zyrtarja është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u grabitën nga pastruesja Rozeta Dobi. Ajo akuzohet për  veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”,  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë iminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu