Ish-ylli i Superligës, i habitur me ankesat e klubeve: Për të fituar atëherë të duhej trimëri

0
Gjigandi

Ish-futbollisti i njohur, Xhevdet Llumnica, thotë se ai habitet kur i dëgjon ankesat e klubeve, pasi që thotë se tash futbolli në Kosovë është shumë më mirë sesa kur kisha luajtur ai – pasi që në atë kohë klubet duhej të kishin trimëri të madhe për të fituar në ndeshjet si mysafire.

Xhevdet Llumnica luajti në futbollin deri në vitin 2001, kur me një transferim nga Prishtina, ai e nisi karrierën e tij 14-vjeç për një numër të klubeve në Suedi.

Llumnica kishte shkëlqyer gjatë karrierës së tij si futbollist për Dritën dhe Prishtinën dhe tani ai thotë se ka vërejtur ndryshime të mëdha në futbollin që nga ajo kohë.

“Ka shumë ndryshime nga ajo kohë në futboll tani në Kosovë. Ndryshimi më i madh është që në kemi qenë të izoluar, s’kemi pasur të drejtë të luajmë në Evropë”, ka thënë Llumnica në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Tani janë kushtet shumë më të mira. Kur e shoh tani ndonjë ndeshje, më duket si miqësore. Unë habitem nganjëherë kur i shoh ankesat për referë ose fushë, kur kemi luajtur ne si mysafirë atëherë, është dashur të jesh ekip trim për të marrë pikë si mysafir”.

RonaTyra

“Tash fiton nëse je ekip më i mirë dhe e meriton fitoren. Natyrisht që bëhen gabime edhe nga referat, por tani s’të pengon askush t’i marrësh pikët si mysafir nëse je më i mirë”.

Llumnica gjithashtu tha se ai është tifoz i Prishtinës, pasi që edhe është nga kryeqyteti, por thotë se s’e harron dot as Dritën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu