Ish-turizmi i shkatërruar i Kukësit/ Godina e braktisur që prej vitit 1996

0
Ish-turizmi i shkatërruar i Kukësit/ Godina e braktisur që prej vitit 1996
Gjigandi

Ish-Turizmi i ri në qytetin verilindor është cilësuar si një prej objekteve më të bukura në vend, por që sot është shkatërruar plotësisht, duke mohuar zhvillimin e turizmit, edhe pse mundësitë janë të shumta.

Prej më shumë se dy dekadash, kjo godinë dita ditës po shkon drejt fundit të ekzistencës së saj. Inertet, mbeturinat urbane, shkurret dhe ferrat, kanë pushtuar çdo hapsirë të saj.

Nuhi Elezi, këngëtar, ish-punonjës kujton se dikur ky vend frekuentohej shumë nga kuksianët por dhe të huajt. Nga 1991, për 4 vjet rresht Nuhiu ka kënduar çdo natë nga këngët qytetare të Gjakovës deri tek ato të krahinës së Kukësit.

“Çdo familjar që na vinte nga Kosova e sillnim këtu. Ishte ndër baret dhe restorantet më të bukura që kishim në zonën verilindore. Gjynah se si është sot në një gërmadh me mbeturina ku edhe shumë të rinj e përdorin për keq. Shteti duhet të vendos ta rikthejë këtë objekt në punë. Mos shteti, privati mund të rizgjojë turizmin. Është ndër vendet më të bukura që kemi, me këtë ne mburremi edhe pse sot gjendja është e mjerueshme”

rrëfen Nuhi.

RonaTyra

Ndërsa matura e Alidës do të ishte e para por dhe e fundit që do të bënin mbrëmjen e maturës, pasi nga ai moment, ish-Turizmi filloi të mos shfrytëzohej më. Ish-maturantja ndërsa tregon se si gëlonte çdo hapësirë e saj, njëkohësisht ndjen dhe keqardhje për degradimin total të godinës me arkitekturën më të bukur që Kukësi ka.

“Në 1996 u mbyll çdo gjë që ishte këtu. Pas kësaj deri në mbarim të luftës së Kosovës ka shërbyer vetëm hoteli ku kanë qenë vendosur përfaqësues të huaj që punon në Kukës. Është mirë të mendohet dhe punohet për ta rijetësuar”,

thotë Alida Hasani, ish-maturante.

Turizmi i Ri u ndërtuar në vitin 1988, në një kodër dominuese të qytetit. U hap në 1991 ku u shfrytëzua deri në 1996. Që atëherë ish Turizmi vetëm po shkatërrohet, si dhe po shfrytëzohet nga mosha e re pa kriter. Pronarët e tokës ku është e vendosur ish-Turzimi i ri deri më sot nuk kane lejuar apo gjetur rrugë për të lejuar ristrukturimin e këtij objekti identitet të turizmit kuksianë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu