“Nuk e harroi kurrë gushtin e vitit 1991’” e nis tregimin ish futbollisti i Trepçës dhe i Prishtinës, Ergin Ajdinoviq.
Ai flet për herë të parë se çfarë ngjau kur shqiptarët refuzuan garat me klubet sh jugosllave dhe serbe dhe formuan Kampionatin e Republikës së Kosovës.
“Kur fituam 2:1 në Shkup me Ballkan Stokomercin, unë shënova dy gola dhe pastaj gjithçka u shemb.
Shqiptarët refuzuan me të drejtë”, tregon Ajdinoviqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Edhe Arbnor Morina e ka treguar para disa viteve, se Ajdinoviqi kishte kërkuar përgjigje se çfarë të bëj ai. “Shkova te shqiptarë dhe i pyeta: Çfarë të bëjë unë tash.
Me thanë: Luajë edhe pak andej e largohu, këndej tek ne nuk ke perspektiv”, tregon Ajdinoviqi. Në verën e vitit 1992 u largova nga Prishtina që përbëhej nga serbët e malazezët. U largova unë, Bozhidar Vuksanoviqi, Mentor Bardhi e Muhamet Kolenoviqi.
Nuk na i dhanë rrogat, unë isha në gjyq me Prishtinën që udhëhiqej nga serbët apo që i thoshin Prishtina fantome.
Nuk mi jepni letrat. Shkova në Federatën ish jugosllave atëkohë në Beograd, kisha takim me Milan Milaniqin, atëkohë kryetar i kësaj federate dhe aty futet në zyre Zhelko Razhnjatoviq – Arkani.
Fillova të frikësohesha, e tmerrshme, por Milan Milaniç, u çu në këmbë në prezencën time dhe e qiti jashtë Arkanin. I tha ju këtu nuk keni çka kërkoni, këtu është futboll, dil jashtë. Goxha fortë i bërtiti! Arkani doli jashtë. Kur mi dhanë letrat mu, Arkani e ka rrah kryetarin e atij klubit të quajtur Prishtina. Milkoviqin. Ka shkruar edhe shtypi serb”, tregon Ajdinoviqi për Prishtinën fantome.
“Nuk kemi luajtur në ekipin e Prishtinës së Arkanit, ai ka ardhur më vonë. Kryetar ka qenë Milkoviq atëkohë”, tha Ajdinoviq, që shpesh vjen e viziton Mitrovicën dhe takohet me sportistët shqiptarë.